Zhvillimi i informatikes si disipline tekniko shkencore eshte karakterizuar ne kete 10 vjecar nga nga futja e nje paradigme kompjutacionale: rrjetat e kompjuterave dhe ne vecanti Interneti. Ky fenomen i ka dhene nje impuls te ri mjaft fushave te kerkimit midis te cilave mund te permendim percaktimin e metodave te reja dhe gjuheve te prodhimit software mbi platformen Internet/Web, arkitekturave te reja per komunikimin fiks dhe mobile, skemave te interkomunikimit mids objekteve te shperndare, zhvillimit te arkivave dixhitale, teknikave te sigurise dhe te mbrojtjes se informacionit, si dhe trajtimit dhe perpunimit te informacionit multimedial ne rrjeta. Ne planin e punesimit kane lindur mjaft profesione si nga pikpamja e perdorimit te teknikave ashtu edhe organizimit te biznesit duke krijuar tregje totalisht te rinj mbi bazen e menaxhimit te transaksioneve financiare dhe tregtare ne rrjeta globale. (Internet, TV, radio e gazetari).

Integrimi i proceseve te rinj ne komunikimin dixhital ka prodhuar nevoja per nje ndryshim radikal nga pikpamja profesionale e stafit, te kompletuar me njohuri dhe kapacitete per te perballuar sfidat e ketij zhvillimi dinamik. Vetem ne kete menyre mund te ekzistojne premisa per nderveprim te universitetit me instanca aktive qe jane te mirepritura per vete rolin qe kane ne destinacione te ndryshme te ekonomise. Pikerisht ky kuader shkencor dhe ekonomik ka motivuar krijimin dhe ndertimin e departamentit te shkencave kompjuterike dhe inxhinierise elektrike (CSEE) si strukture e specifikuar dhe e orientuar per te mbledhur dhe interpretuar te gjitha fushat e Informatikes ne sektorin e gjere te Teknologjise se Informacionit dhe te Komunikimit me objektiv per shndrimin ne nje qender referimi e afte per te nxitur dhe stimuluar kerkimin shkencor ne amjente te tilla si ne nivel akademik ashtu dhe ate industrial. Sektoret ne te cilet mbeshtetet kerkimi shkencor i departamentit perfshijne sherbimet Web, telekomunikimin sistemet inteligjente, sigurine informatike, etj.

Objektivi yne eshte te merremi dhe te trajtojme keto tematika ne menyre komplete si nga pikpamja sistematike dhe aplikative ashtu dhe teorike dhe shkencore. Rezultatet e kerkimeve tona prane Departamentit te Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierise Elektrike do te jene masa e arritjeve ne punen tone per te fituar me ritmin e tanishem kohen e humbur.